Kercimi Yne

Sa shumë nga vetja ime, për vetëm një ditë më shumë,
Vetëm një çast të tregoj që dashuria ime gjithmonë do të qëndrojë,
Sa shumë lot çdo natë për vetëm një çast,
Vetëm një mundësi që të bëj timen përgjithmonë,
Sa shumë dhimbje zëmre, për vetëm një puthje
Vetëm një mundësi që ta shijoj atë deri në pafundësi,
Sa shumë zëmra ime po kërkon një mundësi,
Vetëm një mundësi që jeta jote të jetë e lumtur ashtu si do ti,
Sa shumë do doja të përqafoja një çast,
Vetëm një çast përqafuar dhe të mbaja në zëmrën time të paharruar,
Sa shume do doja një prekje të vetme,
Vetëm një çast ,se për mua je i vetmi ilaç,
Sa shume thirrje nga zemra dalin çdo natë,
Vetëm një mundësi që të jem afër teje prapë,
Sa shumë zemra ime do donte një shenjë,
Vetëm pak rrezatim për dashurinë,
Sa shumë dashuria ime kërkon një mundësi,
Për kërcimin tonë që zgjat deri në agim,
Sa shume dashuria ime ndihet e realizuar,
Përgjithmonë është e jona për ta ndarë dhe për ta shijuar.

From: 
Erlet Shaqe


Erlet Shaqe's picture

ABOUT THE POET ~
Founder of AEA-Albania Energy Association, Creator of DuaLibra.com


Last updated August 24, 2011